Subscribe

Këto janë pamjet e rënda të një qendre tregtare në Lushnjë, e cila mori flakë pasditen e kësaj të hëne.

Kaos, tym dhe të bërtitura njerëzish në panik që nxitonin të dilnin nga qendra Metropol e cila ndodhet në një pallat 12 katësh, kjo është skena që po zgjat për orë të tëra tashmë, teksa tymi përfshiu nga të katra anët ndërtesën.

Lexo edhe :

Related Posts

Dyshohet se flakët nisën në katin e tretë të qendrës tregtare, mbi të cilën ndodhen dhe apartamente banimi, dhe u përhapen me shpejtësi, ndërsa zjarrfikëset e para që mbërritën në vendngjarje e patën të pamundur të mbanin situatën nën kontroll.

Menjëherë  në ndihmë të tyre shkuan forcat zjarrëfikëse të qyteteve përreth, forca të sigurisë nga Tirana dhe dhjetra ambulanca.

Shumë nga banorët  dhe qytetarët që kishin zgjedhur të kalonin këtë ditë feste në ambientet e kësaj qendre arritën të dilnin nga ambientet e mbuluara nga tymi. Shumë prej tyre u trapsportuan për ndihmën e parë në spital

Por shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda në banesat e tyre në katet e sipërme, ndërsa familjarët e tyre thonë se nuk munden të kontaktojnë pasi nuk iu përgjigjen në telefon.

Në panik e sipër, kishte edhe nga ata qytetarë që gjetën mënyra të rrezikshme për ti shpëtuar godinës në flakë, e cila fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente.

Në ndihmë të zjarrëfikësve kanë mbërritur edhe forcat RENEA të cilët po ndihmojnë për evakuimin e banorëve. Por me rënien e errësisrës, operacioni është bërë më i vështirë: të bllokuarit nisën të bënin shenjë me blicet e telefonave që efektivët t’i dallonin se ku ndodheshin

I pranishëm në vendngjarje ishte edhe ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se situata  është shumë serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *