Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë reagoi pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Mirditë, ku një 15-vjeçare u përdhunua në grup.

 

Në “Facebook”, Delegacioni kërkon që organet ligjzbatuese të veprojnë kundër këtyre rasteve, që vajzat të jenë të mbrojtura.

 

“Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret”, shkruan delegacioni i BE në tëitter krahas postimit. Delegacioni i #BE-së dënon me forcë rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në #Shqipëri. Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO.”

 

Shoqëria civile është ngritur në protestë sensibilueze, për të kërkuar që raste të tilla të mos shënohen më dhe që përdhunuesit të marrin ndëshkimin e merituar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *