Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump po përballet me një tjeter proces gjyqesor pasi është akuzuar për përdhunimin e nje kolumniste gati 3 dekada me pare. Ai ka mohuar akuzat e E Jean Carroll se abuzoi seksualisht me të në një dyqan të Manhattan. Trump ka thënë se ajo e ka bërë këtë pretendimin për publicitet dhe e ka pershkruar kallzimin e  saj si një mashtrim në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, duke thënë se përdhunimi i supozuar “nuk ka ndodhur kurrë”. Megjithëse kjo nuk është një çështje penale, pasojat për ish presidentin Trump mund të jenë serioze.

 

79 vjeçarja Caroll pretendon se sulmi ndodhi në një dyqan në Manhattan në fund të vitit 1995 ose në fillim të 1996.

 

Dyshja ishin përplasur me njëri-tjetrin gjatë blerjeve, tha ajo. Më pas, Trump dyshohet se i kërkoi asaj këshila per blerjen e disa veshjeve  dhe një ditë në dhomat e provës  Carroll tha se Trump u hodh drejt saj, e lidhi pas një muri dhe e sulmoi. Ajo nuk e raportoi takimin e supozuar në polici, thuhej në ankesën e saj, sepse “ishte në shok dhe nuk dëshironte të mendonte për veten si viktimë e përdhunimit”.

 

Dy nga miqtë e zonjës Carroll, Carol Martin dhe Lisa Birnbach, kanë thënë se shkrimtarja u tregoi atyre për traumën e saj pas pak ditësh. Martin dhe Birchbach janë në listën e dëshmitarëve që Carroll mund të thërrasë për të dëshmuar.

 

Nëse fiton gjyqin, do të ishte hera e parë që nje ish-president i cili ka qenë subjekt I shume akuzave të tilla – do të shpallej ligjërisht përgjegjës për një sulm seksual.

 

Donald trump po përballet me një sere problemesh të tjera ligjore, duke përfshirë akuza penale për pagesën e parave për një aktore të filmave për të rritur dhe një hetim për rolin e tij të dyshuar në trazirat e Kapitolit më 6 janar 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *