Edhe kjo e premte i gjeti auditoret e fakulteteve pjesërisht bosh, pasi ka ende studente qe vazhdojne bojkotin.
Te tjeret vijojne normalisht mesimin.Ne fakultetin e Historise dhe Filologjise u zhvillua nje mbledhje me te gjithe pedagoget dhe u vendos qe diten e hene tezhvillohet nje greve.
Pedagoget kerkojne rrezimin e Ligjit te Arsimit te Larte.
Nderkohe studentet jane te ndare mes bojkotit dhe vijimit te mesimit.
E njejte eshte situata edhe ne fakultetin Ekonomik.Protesta vazhdon, por ka edhe studente qe kane hyre ne mesim. Te rinjte i kane derguar nje liste me disa pika dekanit dhe presin zgjidhje prej tij.
Grupe studentësh të universitetit të Korçës dhe Durrësit i jane bashkuar protestës ne kryeqytet duke bllokuar auditoret e universiteteve.
Por një pjesë e mirë e studentëve te të gjitha fakulteteve kanë vijuar normalisht mësimin duke u shprehur se nuk janë kundër protestës por nuk mund të humbasin vitin akademik për shkak të mungesave:
Dekani i Fakultetit të Bujqësisë Gjergji Mero shprehet se Senati Akademik mori vendim për zëvendësimin e orëve që nuk janë realizuar.
Protesta ka nisur prej 5 Dhjetorit të vitit të kaluar. Ajo është ndërprerë për shkak të festave të fundvitit nderkohe qe prej 7 janarit ka nisur ngujimi ne mjediset e fakulteteve.




