Teksa në fakultetin e Histori-Filologjisë pedagogët janë duke vijuar protestën, janë hedhur akuza se policia po i kërcënon ata që të kthehen në mësim.

 

Pedagogu Mark Marku tha për mediat se ata i kanë filmuar të gjitha lëvizjet e policisë dhe se do ta çojnë rastin në Gjykatë dhe tek Avokati i Popullit.

 

Por krahas kësaj deklarate, pedagogu Marku nuk i kurseu as akuzat në drejtim të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilin e bëri përgjegjës për rastin e regjistruar.

 

“Sjell policë për të kërcënuar studentë dhe pedagogë. Bashkë me imazhin e qeverisë, këta po shkatërrojnë çdo strukturë shtetërore. I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos tu dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *