Deputetet e PD kane udhetuar këtë të hënë drejt zonave te tyre elektorale per te ngritur shqetesimin per mbylljen e shkollave ne zona te ndryshme te vendit.

 

Kryetarja e komisionit te medias dhe arsimit Albana Vokshi  ka deklaruar se situata e arsimit eshte e rende per shkak te mbylljes se 150 shkollave.

 

ALBANA VOKSHI

KRYETARE E KOMISIONIT TE MEDIAS DHE ARSIMIT

 

Nuk janë mbyllur vetëm klasa kolektive ashtu sikurse Ministrja e Arsimit pretendon, por janë mbyllur edhe shkolla mëmë, dhe një pjesë prej tyre shkolla që kanë vlera shumë të rëndësishme historike, janë mbyllur sot dhe e kemi denoncuar nga deputetët e Partisë Demokratike, është mbyllur shkolla në vendlindjen e Fishtës. Është mbyllur sot shkolla në vendlindjen e Asdren-it, janë mbyllur shkolla të cilat janë hapur që në 1920 dhe 1926, me para të emigrantëve shqiptarë në Amerikë dhe sot Rilindja e Ramës i mbyll.

 

Sipas PD mbyllja e shkollave eshte bere ne menyre te paligjshme pasi vendimi duhet marre pas konsultimeve me komunitetin pasi bashkia te kete sjelle nje propozim me shkrim.

 

Vete deputetet e PD kane takuar prinderit ne zonat ku shkollat jane mbyllur per tu njohur me veshtiresite me te cilat ata perballen tashme qe duhen te transferojne femijet ne godina të tjera, larg banesave te tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *