Partia Demokratike denoncoi se bashkitë gjatë muajit të kaluar kanë tenderuar 25 milionë dollarë.

Ish-deputetja Dhurata Çupi deklaroi se gjatë prillit janë shpallur 194 procedura prokurimi, nga të cilët vetëm 12 kanë lidhje me pandeminë.

“Bashkiakët kanë vërshuar në tendera. Ndonëse në gjendje të fatkeqësisë, kur Agjencia  e Prokurimeve Publike pezulloi të gjithë tenderat, përveç atyre që kanë lidhje me pandeminë, kryebashkiakët vazhduan projektin e tyre të abuzimeve. Plot 194 tendera  me shumën prej 25 milionë dollarë janë shpallur vetëm gjatë muajit prill nga kryebashkiakët e pavotuar nga zgjedhësit. Sipas të dhënave zyrtare, ndonëse në kohë pandemie, për periudhën 1-30 prill 2020 janë shpallur 194  procedura prokurimi. Nga këto rezulton se 182  prej tyre  nuk kanë lidhje me pandeminë dhe vetëm 12 janë  për shkak të pandemisë. Edhe nga 12 prokurime  vetëm në 8 prej janë lidhur kontratat për rastin e emergjencës dhe shërbime në komunitet për këtë qëllim.”

Demokratja akuzoi mazhorancën se synon vetëm të mbushë xhepat, por nuk mendon për nevojat e qytetarëve.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *