Nje dite para se te shpalle programin elektoral, Partia Demokratike u ka prezantuar dokumentin anetareve te Keshillit Kombetar.

Mbledhja u zhvillua online per shkak te pandemise se koronavirusit dhe krahas kryetarit Lulzim Basha, shtyllat e programit i prezantuan 3 figurat kryesore qe moren pjese ne hartimin e tij; Jorida Tabaku, Florjon Mima dhe Alfred Rushaj.

Mesohet se Partia Demokratike do te vendose nje rregull te ri ne momentin qe vjen ne pushtet; taksat percaktohen ne vitin e pare te qeverisjes dhe nuk ndryshojne me deri ne fund te mandatit.

Partia Demokratike e ka bere te qarte se beson tek taksa e sheshte, e cila do te jete ne nivelin 9%.

Pertej kesaj PD synon qe te thjeshtoje çdo procedure dhe te heqe çdo barriere per te ndihmuar biznesin.

Programi i Partise Demokratike ka perllogaritur koston per çdo premtim elektoral dhe efektin e cdo takse dhe PD synon qe ne fund te mandatit qeverises te kete hapur 110 mije vende te reja pune dhe rritja ekonomike e Shqiperise te jete 5.5%.

Objektivat kryesore te programit te Partise Demokratike jane: e para, dyfishimi i te ardhurave per fryme, e dyta reduktimi me 50% i treguesve te varferise dhe fokusi i qeverisjes se PD do te jene familja dhe te rinjte.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.