Subscribe

Partia demokratike ka denoncuar një tjetër element të dosjes së inceneratorëve. Anëtari i kryesisë së PD Belind Këlliçi ka publikuar dy dokumente që lidhen me kompaninë “Ave Consulting” e cila sipas tij, ka lejuar dhe miratuar fatura fiktive të punimeve për ndërtimin e inceneratorëve.

 

BELIND KELLIÇI
ANETAR I KRYESISE, PD

“E para është kontrata e mbikqyrjes së punimeve me inceneratorin e Tiranës në vlerën 649,440 euro dhe dokumenti i dytë është konfirmimi i kësaj kompanie për mbylljen e punimeve për inceneratorin e Fierit.

Pra, të nderuar qytetarë duhet të kuptoni se është pikërisht kjo kompani, “Ave Consulting”, e cila ka miratuar çdo faturë e situacion për këto kompani dhe ndërkohë ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e punimeve në inceneratorin e Fierit që në 31 mars të vitit 2021, e ndërkohë jemi në Korrik të vitit 2022 dhe inceneratori i Fierit, ende nuk është në punë dhe funksional.”

 

Këlliçi ka deklaruar se bashkëpronar i kompanisë “Ave Consulting” është Albert Dervishaj, i cili sipas PD ka lidhje me kryetarin e bashkisë së Tiranës. Për të mbështetur këtë akuzë Belind Këlliçi ka deklaruar se kjo kompani ka punuar në disa projekte në Tiranë

 

“Ave Consulting” është kompania që ka certifikuar edhe projekte te tjera te zhurmshme në Tiranë, nga studimi per prishjen e Teatrit Kombëtar e deri tek dhurimi i projektit per Unazën e Re. Te gjitha këto akuza, faktohen përmes Kontratës së sponsorizimit me nr. 3625/2 Prot, datë 25.05.2018 mes “Ave Consulting” shpk dhe ARRSH si dhe Kontratës me nr.42516/16 prot, datë 19.12.2019, lidhur mes Bashkisë Tiranë dhe një bashkimi operatorësh konsulentë, mes tyre dhe “Ave Consulting” shpk.”

 

Këlliçi ka lajmëruar se këto dokumente të reja do të depozitohen në SPAK, duke i bërë thirrje prokurorisë së posaçme të vihet në lëvizje për çështjen e inceneratorëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *