Deputeti i PD, Flamur Hoxha ka folur për situatën e Partisë Demokratike dhe protestën e 8 janarit në selinë blu.

 

Në studion e lajmeve të Vizion Plus, Hoxha theksoi se kjo ditë duhet harruar pasi ishte e trishtë për të gjithë demokratët. Mes të tjetash, Hoxha ka rrefyer momentet kur ndodhej brenda selisë ndërsa një numër i madh demokratësh ndodheshin jashtë saj duke protestuar.

 

“Kjo ditë duhet harruar sepse është një ditë e trishtë për gjithë demokratët që ishin kundër njëri tjetrit. Ndihem jo këndshëm, për atë protestë e cila u largua më gaz lotjsellës. Ne ishim brenda në shtëpinë tonë, dhe u pa shumë qartë që disa persona tentuan të hyjnë me forcë duke dhunuar dritare, dyer. Unë kam qenë brenda dhe them që ne aty jemi mbrojtur deri diku, disa të rinj kanë përdorur bombolat e zjarrfikësve për të larguar ata që ishin nëpër dritare”, u shpreh Hoxha.

 

Ai theksoi se pavarësisht se duken si dy kampe të ndara, në momentet e përballjes me Rilindjen do bashkojnë forcat, qoftë si dy parti.

 

“Dëshira imë është për tu bashkuar për të bërë më shumë. Ajo që kulmoi në 8 janar dyshoj që nuk do të ketë më kthim mbrapa. Nëse do të ketë burra me mend besoj se do të gjendet diçka e përbashkët, por në këtë pikë e shoh të pamundur. Pavarëisht se dukemi si dy kampe të ndara, në momentet e përballjes me Rilindjen do bashkojmë forcat qoftë si dy parti”, tha Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *