Subscribe

Raportuesja për Shqipërinë në Pparlamentin Evropian, Isabel Santos, ditën e djeshme ndodhej në Shqipëri. Ajo zhvilloi takime me kryetarët e grupeve parlamentare të vendit dhe në fokus të diskutimeve ishte Reforma Zgjedhore.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, në studion e emisionit “7pa5” të moderuar nga Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, tha se Santos është ndër të paktat zyrtare që zhvilloi takime me të dyja PD-të, pra me PD-në e përfaqësuar nga Sali Berisha dhe me PD-në e përfaqësuar nga Lulzim Basha.

Mema: Santos është raportuesja që pasi bën një tur takimesh vlerëson të gjithë ecurinë e reformave të ndërrmara dhe më pas i raporton në Parlamentin Evropian dhe nxirret një raport ku thuhet ku ka ecur dhe ku nuk ka ecur Shqipëria. Santos është një ndër zyrtaret e pakta që bëri takime me të dyja PD-të, me Bardhin dhe Alibeajn. Thelbi i gjithë vizitës së saj ishte Reforma Zgjedhore, e cila është kyçe kur jemi një vit para zgjedhjeve. Apeli është “Bëjni reformat para se të vijnë zgjedhjet.” Por kjo nuk ndodh, ne gjithmnonë e bëjmë një javë para zgjedhjeve.

Gazetarja Mema tha në studio se partitë e vogla politike janë të të predispozuara që “të ndëshkohen” nga marrëveshjet mes partive të mëdha. Një ndër problemet kryesore në vendin tonë është shit-blerja e votës, e cila sipas Memës nuk ka marrë zgjidhje, pavarësisht forcimit të ligjit.

Mema: Rithemelimi përfaqëson aleatët e saj, flas për partitë e vogla. Pjesë e treshes së Rithemelimit është Erisa Xhixho nga PL. Kështu që kanë përfaqësinë e tyre. Partitë e vogla janë më të predispozuara që të ndëshkohen nga marrëveshjet që bëhen nga partitë e mëdha. Nuk jemi ende në atë fazë që të kemi një platformë të prezantuar nga Rithemelimi dhe kemi një platfomrë të prezantuar nga PS. PS nuk ka hyrë në thelbin e Reformës, pra nuk ka një propozim për ndryshim sistemi. Sistemin sot e kemi proporcional rajonal dhe nuk e dimë nëse PS do të kërkojë ndëonjë lloj tjetër sistemi apo PD do të kërkojnë ndryshim sistemi. Kryesisht jemi në nivele të dyta dhe të treta për të bërë Reformën Zgjedhore. Shit-blerja e votës ende nuk ka marrë zgjidhje. Edhe pse kemi forcuar ligjin, sërish mbetet një problem.

Sa i përket Amnistisë Penale, e cila ka mbetur peng i 84 votave në Kuvend, gazetarja tha se të gjitha kaheve politike i intereson dhe gjithmonë është votuar me consensus.

Mema: Sot pritet dakodrësia për amnistinë penale. Pritet nëse do të bëjë hap pas PS dhe çfarë propozimesh do të sjellë PD-ja e Berishës. Çdo vit amnistia penale është bërë me konsensus dhe për këtë janë të interesuara të gjitha partitë. Në amnisti nuk përfshihen zyratrë të lartë. Opozita është një element shumë i rëndësishëm në parlament. Ka të drejtën e fjalës dhe të kundërshtisë, por nuk ka të drejtën e vendimarrjes. Opozita duhet të hyjë në marrëveshje me qeverinë, është krejt normale. Edhe opozita do ta shfrytëzojë forcën e saj të kartonit aty ku qeverisë i duhet për të marrë në shkëmbim diçka. Ideja është që kur të bëjmë një Reformë Zgjedhore të jetë sa më e balancuar. Zgjedhorja të ketë jo vetëm në funksion të partive politike, por edhe të qytetarëve sepse qytetarët duan që vullneti i tyre politik të lexohet si duhet.

Sa i përket votimit elektronik, gazetarja Mema dha se kërkon financim të madh që të bëhet në të gjithë Shqipërinë. Megjithatë ka rezultuar pozitiv në bashkitë ku është provuar.

Mema: Votimi dhe numërimi elektronik ka rezultuar pozitiv. Është bërë në disa qytete. Së pari na sjell rezultatin më të shpejtë, së dyti shmangim administratën zgjedhore. Shmangim debatin e partive politike; administratë politike apo apolitike. Nëse bëhet në gjithë Shqipërinë ka nevojë për një kosto të lartë financiare. Thelbi është që ne votën nuk e vjedhim më në kuti. Ne e blemë para se të shkojmë të votojmë. Këtu është problemi ku duhet të ndërhyjnë institucionet e drjetësisë. Nëse nuk e ndalim në fillim, u votua, u shpall rezultati, nuk ndodh asgjë. Bëj sa të duash denocnime.

Ndërsa votën e Diasporës thotë se partitë e mëdha nuk e duan. PS nuk e do sepse i trembet rezultatit, ndërsa PD ka frikë se do të tjetërsohet vullneti i Diasporës.

Mema: Deri tani duket jo. PS dhe PD nuk e duan votën e Diasporës. PS nuk e do sepse nuk e di se çfarë mund të sjellë vota e Diasporës dhe nga ana tjetër PD i druhet votës për mostjetërsimin e vullnetit politik. PS thotë se vota e Diasporës duhet të bëhet me postë, dhe nga ana tjetër PD nuk beson te posta sepse në krye të postës është një eksponent i PS-së. Ka dhe një ngërç të madh, është çështja e regjistrimit. Gjithë shqiptarët duhet të futen në e-Albania, të regjistrohen, të gjitha të dhënat kalojnë te regjistri i përgjithshëm i gjendjes civile, të hiqen nga lista e zgjedhësve, të behet një listë e veçantë për Diasporën. Një process që Diaspora as nuk e mërr përsipër ta bëjë. Diaspora nuk ka besim fare te e-Albania për shkak se është hakërkuar disa kohë./vizionplus.tv 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *