Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
07 September 2026
Vizion fokus

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse,...

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili,...

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron në Leipzig,...

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11 persona, mes...

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë grabisin shtëpinë...

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët...

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin e Majamit,...

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plumba

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5% e votave;...

Pavarësia festohet në Kosovë, vizita dhe kurora me lule në memorialin “Adem Jashari” në Prekaz

28 Nëntor 14:25

Edhe në Kosovë është ndjerë atmosfera e festës së 28 nëntorit. Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësues të tjerë shtetërorë zhvilluan homazhe në memorialin e komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz.

Veteranë dhe përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin gjithashtu të pranishëm  në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

“Ju urojmë festat e nëntorit, katër festat të cilat janë në këtë muaj. Festa e vitit 1944 ngritja e flamurit në Krujë nga Skënderbeu, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912, ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari më 1955 dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ne edhe një herë ju urojmë të gjithë qytetarëve të Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve këto festa të nëntorit. Këto festa janë të mangëta për arsye se ne i kemi krerët e UÇK-së, padrejtësisht duke u mbajtur atje nga një gjykatë, por ja që na ndodhi kjo dhe ne shpresojmë dhe besojmë se vitin e ardhshëm do t’i presim këto festa bashkërisht me ta”, tha kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.

Në mesazhin e tij Kryeministri Albin Kurti, e ka cilësuar 28 Nëntorin si një datë të shenjtë dhe të pandashme nga historia e kombit shqiptar.

“Nuk dihet të ketë një tjetër komb në botë që fati i tij të jetë ndërthurur kaq pazgjidhshmërisht me një datë të caktuar ashtu siç gërshetohet data 28 Nëntor me fatin e kombit ton”, tha Kurti.

Ai më tej uroj të gjithë shqiptarët në 113 vjetorin e Pavarësisë.

“Natyrisht, si komb evropian, sytë i kemi të kthyer kah e ardhmja, kah një Nëntor i Tretë, që duhet të vijë nëpërmjet përpjekjeve tona, punës dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm. Ky Nëntor i Tretë, edhe nëse nuk do të bjerë në këtë ditë, edhe nëse nuk do të jetë muaj i nëntorit, ne mund ta pagëzojmë që sot si 28 Nëntori ynë i Tretë. Atëherë amaneti i të gjithë atdhetarëve shqiptarë, të gjallë e të vdekur, do të përmbushet. Urojmë që kjo ditë të vijë sa më shpejt!  Vëllezër shqiptarë e motra shqiptare, kudo që gjendeni, mes familjeve e miqve tuaj, në këtë ditë gëzimi e feste”, tha Kurti.

Një urim erdhi edhe nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

“Dita e Flamurit, e Pavarësisë së Shqipërisë, e lindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe e daljes së parë publike të UÇK-së, janë katër ngjarje që përbëjnë boshtin e krenarisë sonë kombëtare.

Nga Kruja e Skënderbeut, te Vlora e Ismail Qemalit dhe Prekazi i Jasharajve, historia jonë është shkruar me gjak, guxim dhe besim. Sot, Kosova e Shqipëria ecin krah për krah: dy shtete, një komb, dy flamuj, një zemër.

Gëzuar Ditën e Flamurit! Gëzuar Pavarësinë e Shqipërisë”, tha Osmani.

Atmosfera festive është shtritë edhe  mes shqiptarëve në Maqedonine e Veriut, në Mal të Zi, si dhe në luginën e Preshevës.

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Pavarësi

Nga e njëjta kategori

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe asistime

më shumë...

Amorim i besoi dhe ai po e shpërblen! Cisse, talenti i ri i Milanit

më shumë...

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

më shumë...

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike, flakët përhapen në fshatrat e Ulzës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:35

Muçi–Salah, kombinimi që po sjell gola dhe...

10:33

Amorim i besoi dhe ai po e...

10:28

Përgjaken rrugët e vendit! Tre aksidente, dy...

10:18

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, lëndohen dy persona

10:12

Situata nga zjarret në Mat mbetet kritike,...

10:06

Viti i ri shkollor, Kumbaro takohet me...

10:06

Ndezën zjarre në fshatrat Eskaj dhe Hasturkas...

9:56

Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet...

9:46

“Ata duan përsëri luftë”, sulmi me dron...

9:42

Sulmet izraelite në Liban, humbin jetën 11...

9:27

“Hajde të ikim o burr…”, dy shqiptarë...

9:27

SHBA-ja rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë,...

9:08

VIDEO/ Avioni del nga pista në aeroportin...

8:56

Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me...

8:40

Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen...

8:30

Zjarret nuk ndalen në Shkodër, disa vatra...

8:26

Fitore historike e AfD-së në Gjermani, 44.5%...

8:22

Horoskopi i ditës! Çfarë kanë rezervuar yjet...

8:12

Temperatura deri në 38°C, parashikimi i motit...

7:34

Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën...

Më të klikuarat

  • “Do ju vras”, 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë m...
  • Shkollat, hapur edhe pas mësimit! Nxënësit në 408 institucio...
  • Aksident fatal në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 55-vjeçar...
  • Atentat shqiptarit në Athinë, 55-vjeçari qëllohet me tre plu...
  • Shqiptarët shkojnë për të blerë naftë dhe ushqime në Greqi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.