Vendi
Reshje shiu dhe shtrëngata, temperaturat deri në 23°C, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e premte, vendi ynë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në jug dhe lindje priten shtrëngata të izoluara në intervale të shkurtra kohore.
Reklamë
Temperaturat do të luhaten nga 6°C në vlerat minimale deri në 23°C në ato maksimale.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe lindja, me shpejtësi deri në 13 m/s në bregdet dhe zonat luginore. Në det, valëzimi pritet të jetë i forcës 1-3 ballë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




