Subscribe

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ka deklaruar se e vetmja rruge per ringritjen e partisë është përfshirja e te gjithë kundërshtareve te Lulzim Bashes ne strukturat drejtuese te PD. Ne emisionin “Oktapod”, Patozi ka sqaruar se PD ndodhet ne nje krize te trefishte; krize përfaqësimi, krize moral dhe krize idesh.

 

“Fjalia qe kjo nuk ishte Partia Demokratike, por ishte lista Basha, është shume e rende. Pra PD sot është ne nje krize përfaqësimi. Ata njerëz qe jane atje me gjithë respektin qe kam per secilin prej tyre, duhet ta ndjejnë veten pak keq sepse jane preference personale e kryetarit, por nuk jane përfaqësues te Partisë Demokratike”.

 

Sipas Patozit, i cili ka deklaruar se e njeh Bashen si kryetar te PD, zgjidhja e kësaj krize te përfaqësimit është e vetmja rruge per te bashkuar PD.

 

“Qe une t’i pranoj Lulzim Bashes; e para shkeljen e rende te statutit, listën e vet personale, marrëveshjen e vet personale dhe okulte me kundërshtarin, t’i pranoj masakrën e zgjedhjeve brenda partisë; qe unë t’ia pranoj t’i kapërdij këto, unë nuk mund t’i thyej note ne sjellje Lulzim Bashes. Lulzim Basha ka vetëm nje mënyrë, duhet te njohe dhe t’i japë mundësi kesaj pjese te lënduar, le te themi brenda PD te përfaqësohet, sepse siç e pranoi dhe vete dhe siç e tha zoti Berisha është e paperfaqesuar. Grupi parlamentar është Lista Basha, Lista Basha nuk është Parti Demokratike, qe ta beje Parti Demokratike duhet ta ndryshoje, nuk e ndryshon ne Parlament le te gjej mënyrën”.

 

Patozi ka deklaruar se se bashku me te gjitha figurat e tjera si Topalli e Bregu, por edhe shume te tjerë, ata do te vazhdojnë lëvizjen per te ndryshuar PD.

 

“Do kemi te gjitha format e komunikimit publik qe bën nje lëvizje e caktuar politike, shume te rëndësishme”.

 

Por nëse kjo lëvizje dështon, a do te krijoje një parti te re Astrit Patozi?

 

“Gjeja me e lehte qe mund te beje nje politikan apo nje grup politikanesh me eksperience është qe te krijoje nje formacion tjetër sepse shpëton nga gjithçka dhe fillon nje gje nga e para, eksperiencën e ka, 5 njerëz qe i besojnë i ka, e kështu me radhe. Kjo është e fundit gje qe mua personalisht me shkon ne mend, por kam përshtypjen edhe shumicës se kolegeve me te cilët une kam komunikim te përditshëm”.

 

Por është ne mendjen tuaj pavarësisht se e fundit?

 

“Jo nuk është, nuk është. Sigurisht unë nuk mund te them asnjëherë kurrë, se nuk thuhet ne politike”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *