Pastro Akil Pano ka qenë i ftuar këtë mëngjes Krishtlinjesh në ”7pa5″ ku ka ndarë këshillat e tij për besimtarët në këtë ditë feste. Gjithashtu ai ka bërë edhe urimin e tij të parë për sot, për të gjithë shqiptarët.

Familjet që na dëgjojnë. Të marrin një moment së bashku. Bashkëshortët të shohin njëri-tjetrin në sy, të bashkojnë duart me fëmijët. Të jeni mirënjohës për të mirat dhe bekimet, sepse ka njerëz të tjerë që nuk i kanë këto të mira dhe këto bekime.

Nuk është aspak e rëndësishme për shpenzime të tepërta.

Një nga titujt e Krishtit është Emanuel, që dmth Zoti me ne. Ky është urimi im në këto Krishtlindje. Zoti të jetë me ne, të jetë me shqiptarët. Sikur erdhi në këtë botë, për të qenë i pranishëm, për të qenë i pranishëm në jetët e njerëzve“, shprehet pastori.

Si janë Krishtlindjet në shtëpinë e Pastorit?

Sot kam disa angazhime me Kishën. Por përgjithësisht vajza me bashkëshortin dhe nipin vin në shtëpi, djali me shoqen e tij janë aty. Unë dhe bashkëshortja ime, motra ime që është në Itali vjen “Mblidhemi pranë tavolinës. Për një moment falendeirmi për Zotin që nuk na ka braktisur”, tregon Akil Pano./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *