Subscribe

Pezullimi 10-vjeçar i shfrytëzimit te pyjeve, mund t’i hape rruge importit te lendes drusore. Por për ardhjen e druve nga jashtë, Ministria e Mjedisit, do te kërkojë ndërhyrje ne sistemin fiskal per lehtësi ndaj subjekteve dhe qytetareve. I pyetur ne Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, ministri Lefter Koka ka dhënë sqarime rreth këtij procesi. Deputeti socialist Besnik Baraj, i ka kërkuar ministrisë dhe qeverise se tij, te mos miratoje ndërtimin e një HEC-i ne lumin e Valbonës. Ndërsa opozita ka akuzuar ministrin per dhënie te paligjshme te lejeve te shfrytëzimit te pyjeve ne zona te mbrojtura. I thirrur ne nje seance dëgjimore per moratoriumin 10-vjeçar te pyjeve, ministri Koka tha se mbi pyjet është bere nje masakër e vërtetë. 17% e fondit është prere dhe djegur qëllimisht. Mbi 400 hidrocentrale te ndërtuara deri ne 2013, nuk kane bere rigjenerimin e zonës se dëmtuar. Ne dhjete vitet e fundit, sipërfaqja e pyjeve eshte ulur 14%. Ndërsa nje inventar i plote per situatën dhe fondin pyjor, do te përfundojë brenda vitit 2017.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *