Pasagjerët e një avioni kanë përjetuar momente tmerri gjatë udhëtimit të tyre me Alaska Airline këtë fundjavë. Një shpërthim i fortë u regjistrua, duke bërë që të shkëputej një dritare në mes të fluturimit.

Pasagjerët mund të shihen në bordin e avionit të Alaska Airlines, i cili mbante 177 persona, duke përdorur maska ​​​​emergjente oksigjeni.

Në këto kushte, avioni u detyrua të bënte një ulje emergjente në shtetin amerikan të Oregon dhe Agjencia Federale e Aviacionit të SHBA tha se pasagjerët janë të sigurtë.

Si pasojë e këtij incidenti, Alaska Airlines ka pezulluar fluturimet e të 65 avionëve të saj Boeing 737 Max 9./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *