Në kryeqytetin e Puerto Rikos guvernatori i Ricardo Rossello ka dhënë dorëheqjen e tij pas disa ditë protestash masive në rrugët e kryeqytetit.

 

Guvernatori njoftoi se do largohej nga posti më 2 gusht, duke thënë se arritjet e administratës së tij do të kërcënoheshin, nëse ai do të vazhdonte të qëndronte në post.

 

Ricardo Rossello është guvernatori i parë që heq dorë nga posti, që nga koha kur ky territor i Shteteve të Bashkuara filloi zgjedhjen e drejtpërdrejtë të guvernatorëve në vitin 1947.

 

Vendin e tij do ta zerë sekretarja e drejtësisë Ëanda Vazquez, i cila ishte në rendin e pasardhësve, pasi sekretari i shtetit Luis Rivera Marin dha dorëheqjen lidhur me një bisedë në internet që shkaktoi skandal dhe që përfundoi me fundin e mandatit të guvernatorit Rossello.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *