Subscribe

Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca kërkon që çështja e prokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj të shqyrtohet me pavarësi. Ai u shpreh në rrjetet sociale se mbështet plotësisht rekomandimin e vëzhguesve të ONM-së për apelim.

 

“Ne shpresojmë që Kolegji i Posaçëm i Apelit të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet.”

 

Yuri Kim më herët tha se kjo çështje do të tregojë nëse do të veprohet me drejtësi apo do të mbyllen sytë e do të sulmohen vëzhguesit ndërkombëtarë.

 

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konfirmoi në detyrë, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit rekomandoi Komisionerët Publikë që të ankimojnë vendimin për Elisabeta Imerajn në KPA, duke kërkuar kështu shkarkimin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *