Zelanda e Re konfirmoi mëngjesin e kësaj të premteje vdekjen e parë me koronavirus, pas 3 muajsh. Që nga fundi i majit, në Zelandën e Re nuk ishte regjistruar asnjë viktimë

 

. Një burrë në të 50-tat e prishi këtë ecuri. Ai ndodhej në një spital në Auckland në terapi intensive gjatë ditëve të fundit. Auckland është shndërruar në qendrën e koronavirusit ditët e funditm e më shumë se 100 raste me koronavirus në javët e fundit. Pesë raste u raportuan të premten.

 

Zelanda e Re u duartrokit për përgjigjen e saj të shpejtë kundër pandemisë dhe shënoi më shumë se 100 ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus të transmetuar në komunitet. Pas rikthimit të virusit, u rivendosën edhe masat e bllokimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *