Subscribe

78 deputete te Kuvendit votuan sot kunder shkarkimit te Ilir Metes nga posti i Presidentit te Republikes; 17 ishin pro largimit te tij dhe 8 vendosen te abstenojne. Me kete terheqje te socialisteve  u mbyll tentativa e pare e nje parlamenti per te shkarkuar kryetarin e shtetit.

Por vete lideri i mazhorances Rama preferoi te mos e cilesonte terheqje vendimin per te mos shkarkuar Ilir Meten. Sipas tij shumica qeverise vendosi te respektoje dy opinionet e Komisionit te Venecias te cilat sugjeruan qe shkeljet e kryetarit te shtetit nuk justifikojne shkarkimin.

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Ilir Meta meriton të shkarkohet sipas këndvështrimit tonë. Por përderisa kemi këtë rekomandim të Venecias dhe kemi shkuar tek Venecia atëhere I nënshtrohemi kësaj.”

Por votimi i sotem nuk shenon fundin e konfliktit mes mazhorances dhe presidentit Ilir Meta. Pasi duke qene se ka nje shumice votash per te ndryshuar cdo ligj te mundshem, kryeministri Edi Rama ka paralajmeruar ndryshime ne Kushtetute e hartimin e nje ligji te ri per presidentin ku te qartesohen kompetencat e kreut te shtetit e ku te percaktohen mekanizma zhbllokimi per cdo rast nga data e zgjedhjeve, tek dekretimi i ministrave.

 “Dhe në fund të fundit cfarë iku, iku. E rëndësishme është që cfarë vjen të mos sjellë të reja nga fronti i shkeljeve dhe i vandalizmave anti-kushtetues në zyrën e Presidentit. Prandaj ligjin organik për Presidentin dhe të gjitha ndërhyrjet e tjera të nevojshme që në raste se Presidentit i qëllon që ta ketë hënën mbrapsht në një kohë kur popullit shqiptar i duhet të shkojë në zgjedhje dhe bën përsëri cudi të atillë ose cudira të tjera që ne as na shkojnë më mendje, se nuk u ka shkuar në mendje atyre që kanë shkruar Kushtetutën, është e shkruar aty dhe mbaron.”

Por fokusi kryesor i kryeministrit nga sot e derisa te mbyllet parlamenti eshte tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, per te cilin Rama paralajmeroi se do te miratohet pa ndryshime ne 30 korrik.

“Unë e përsëris këtu apelin për PD dhe për të gjithë grupin jashtë parlamentit që të mos lodhen duke kundërshtuar 30 korrikun. 30 korriku është kry. Eshtë një marrëveshje e nënshkruar dhe te gjithë ata që e kanë marrë përsipër ta votojnë, do ta votojnë.”

Shefi i qeverise i ka kujtuar PD edhe nje rast tjeter kur Kushtetuta eshte hartuar pa kontributin e konsensusin e saj, Kushtetuten e miratuar me referendum ne vitin 1998. Ndersa presidentit Meta, lideri i mazhorances i ka sjelle ne vemendje se nuk ka te drejte te mos dekretoje ndryshimet kushtetuese.

 “Duhet ta pranojë sic do ta pranojnë të gjithë dhe sic e pranuat ju  i dashur Korab bashkë më Myslymin në atë kohë, kur thoshit ne nuk do e njohim kete kushtetute në 98. Jo vetëm e njohët por edhe iu nënshtruat. Keshtu do ta njohin dhe do t’iu nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të gjithë.”

I vetmi kompromis qe kryeministri Edi Rama i ka ofruar opozites eshte mundesia per te shkruar se bashku rregullat e reja ne Kodin Zgjedhor qe do te reflektojne ndryshimin e sistemit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *