Një nxënëse e shkollës fillore ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, kur është sulmuar me thikë nga një shok i klasës në një shkollë në Cuxhaven të Gjermanisë. Sipas njoftimit të policisë, dy nxënëset kanë pasur një debat të ashpër teksa ishin në klasë, në prani të shokëve të klasës.

Papritur njëra prej nxënësve, duke mbajtur një thikë, sulmoi shoqen e klasës dhe e plagosi. E plagosura është dërguar në spital, ku po trajtohet jashtë rrezikut për jetën. Është ende e paqartë nëse ndonjë mësues ishte në klasë në momentin e incidentit.

Policia tha se fëmijët e tjerë nuk ishin në rrezik, por mësimet u pezulluan dhe nxënësit, mësuesit dhe prindërit u dërguan në një qendër krize për mbështetje psikologjike. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *