Zjarret apokaliptike vazhdojnë të shkrumbojnë Australinë. 4 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 13 zjarrëfikës janë lënduar gjatë betejës për shuarjen e vatrave që kanë përfshirë bregdetin lindor që prej një jave.

 

Më shumë se 300 shtëpi janë shkrumbuar, ndërsa autoritetet vazhdojnë t’I bëjnë thirrje mijëra  banorëve të largohen nga zonat e rrezikut.

Një helikopter u rrëzua ndërsa po luftonte zjarret në veri të rajonit, megjithëse piloti arriti të shpëtonte duke marrë lëndime të  vogla.

 

Mijëra zjarrëfikës ndërkohë vazhdojnë betejën me mbi 130 vatra active zjarri. Ndërhyrja dhe vënia nën kontroll e tyre është e vështirë për shkak të kushteve atmosferike të cilat kanë favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve.

Zyrtarët thanë se “pa shi është e pamundur që zjarret të shuhen shpejt”.

 

Frika se zjarret mund të vazhdojnë të përkeqësohen është e madhe pasi shërbimet metereologjike kanë parashikuar rritje të mëtejshme të temperaturave.

Deri më tani zjarret kanë shkatërruar 2.5 milion hectare tokë bujqësore dhe pyje.

 

Thatësira e 3 viteve të fundit sipas ekspertëve, ka ardhur si pasojë e ndryshimeve klimaterike. Madje të mërkurën një koalicion i ish-shefave të zjarrifikësve akuzuan qeverinë për injorimin e paralajmërimeve të tyre për ndryshimin e klimës dhe potencialin e saj për të përkeqësuar zjarret.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *