Zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer ka mbështetur thirrjet e vazhdueshme të ambasadores Yuri Kim për pastërtinë e figurës së kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit. Ai theksoi se mesazhi i SHBA ka qenë i qartë: kandidatët duhet të jenë pastër dhe të besueshëm.
Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Palmer theksoi se zgjedhjet e lira dhe të ndershme munda ta çojnë vendin hapa para, teksa shtoi se liderët e partive politike kanë përgjegjësi që t’iu ofrojnë shqiptarëve mundësi zgjedhjeje.
Sakaq, sa i përket reformës në drejtësi, ai kërkoi që të vazhdojë, pasi ka ende për të sjellë rezultate.
“Vlerësoj përpjekjet që janë bërë në Reformën në Drejtësi. Zgjedhjet të jenë sipas standardeve demokratike. Kam biseduar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. Të sigurohet që shqiptarët të kenë besim për rezultatin. SHBA e përkushtuar të jetë partner i fortë për Shqipërinë. Jemi të përkushtuar për të ardhme euroatlantike të Shqipërisë”, tha Palmer.






NJERI PORSA ISHTE MARTUAR, KISHTE HUMBUR RRUGËN GJATË SHTEGTIMIT DHE,
NË VEND QË TË SHKOJË TE SHTËPIA E VETË, AI SHKOI NË SHTEPI T’GRUAS BASHKË-
SHORTE; KUR E PYESIN SE,KAH JE DHE KUSH JE; AI PA HEZITIME QË PËRGJEGJEJ OR,
AS QË NDËRGJEGJEJ FARE,PËR NJË PARE: UNË JAM BASHKSHORTI I BIJËS SUAJ, DHE
PREJ SODIT JAM KA ËSHTË EDHE GRUAJA ME ORIGJINË QE DTH. SE UNË KAM HUM-
BUR MORE,SHKRUMBUR ORIGJINËN TIME, HORRIGRINËN KRIME; QË DO TË THOT
HEJ I MADHI ZOT: PUNOJ DHE VEPROJ KAH ËSHTË GRUAJA DHE ÇKA T’MË URDHË-
ROJË GRUJAJA,DHE FARËFISI I GRUAS; HEEEJ, ZVARËPRISI GRUAS BASHKËSHORTJA
BRAZDËSHQORTJA OUUUH, KOMANDANTJA IME-PROPAGANTJA TRIME!!MANI,USA.