Zëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështje evropiane Methju Palmer ndodhet në Shkup. Ai po zhvillon takime me ministrin e punëve të jashtme Nikola Dimitrov, në prani edhe të ambasadorit të amerikan në Maqedoni, Xhes bajli. Palmer u takua edhe me kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmetin, ndërsa gjatë ditës do të bisedoje edhe me kryeministrin Zoran Zaev. Fokusi kryesor i vizitës është perspektiva euroatlantike e Maqedonisë pas miratimit te ndryshimeve kushtetuese qe i hapin rrugën zbatimit te marrëveshjes se emrit. Kjo është vizita e dytë e zëvendësndihmës sekretarit amerikan te shtetit Metju Palmer në Shkup.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *