Zëvendësndihmës sekretari i shtetit të SHBA-së, Mathew Palmer gjatë një vizite në Kroaci preku disa cështje delikate që lidhen me rajonin e ballkanit.

Palmer kërkoi që Kosova të heqë taksën për mallrat serbë gjë e cila duhet te pasohet me njohen e Kosovës nga Serbia dhe korrigjimin e mundshëm të kufijve mes këtyrf\e dy vendeve.

 

Por sakaq Palmer shtoi se Rusia përpiqet të krijojë kaos në Ballkan për të krijuar një mjedis strategjik.

 

Zyrtarët rusë po punojnë kundër marrëveshjes së Prespës, duke dashur të minojnë besimin në këtë proces që Shtetet e Bashkuara kanë. Është 180 gradë larg nga pozicioni ynë. Gjithashtu, të gjithë e dimë për mbështetjen e Rusisë për përpjekjen e grushtit të shtetit 2016 në Malin e Zi dhe Moska dëshiron të forcojë separatistët në Bosnjë dhe Hercegovinë . Rusia krijon kaos si një mjedis strategjik në të cilin beson se mund të përfitojë nga pozicioni i saj.”

 

Deklaratat e diplomatëve amerikanë, të Palmer nga Zagrebi dhe e David Hale nga Beogradui vijnë pas një presioni të vazhdueshëm për shteteve të bashkuara për heqjen e taksës dhe për arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *