Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta sulmojmë Iranin

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit policit dhe...

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte zhytësit italian...

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve, shpreson heqjen...

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet drejt niveleve...

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për asnjë lëshim...

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën e Botës

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga kali në...

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë deri në...

Pakistani sinjalizon për “luftë të hapur” kundër qeverisë talibane

27 Shkurt 20:27

Disa shpërthime kanë goditur Kabulin disa orë pasi Afganistani dhe Pakistani këmbyen sulme në rajonin kufitar. Dhuna shpërtheu pas disa ditësh tensione të larta dhe një zyrtar i lartë në Islamabad tha se kjo është “luftë e hapur”.

“Kupa e durimit është mbushur. Tani është luftë e hapur mes nesh dhe jush [Afganistanit]”, tha ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khawaja Muhammad Asif të premten.

Burimet lokale i thanë Radios Mashaal të Radios Evropa e Lirë se katër lokacione ishin nën sulm në kryeqytetin afgan, Kabul në orët e para të 27 shkurtit, si dhe një bazë ushtarake në rajonin e Kandaharit.

Aeroplanë ushtarakë janë dëgjuar duke fluturuar teksa janë dëgjuar shpërthime në Kabul.

Zabihullah Mujahid, zëdhënës i qeverisë së udhëhequr nga talibanët në Afganistan, konfirmoi sulme në “disa zona të Kabulit, Kandaharit dhe Paktias”. Ai shtoi se nuk ka raportime për viktima.

Ushtria pakistaneze konfirmoi se aeroplanët e saj ushtarakë kanë bombarduar Kabulin. Mosharraf Zaidi, zëdhënës i Qeverisë pakistaneze tha përmes rrjeteve sociale se “kundërsulmet ndaj caqeve në Afganistan po vazhdojnë”.

Sulmet në Kabul vijnë pas një përshkallëzimi të madh të armiqësive mes qeverisë afgane të udhëhequr nga talibanët dhe Islamabadit.

Vetëm disa orë më herët, Mujahidi tha se Kabuli kishte nisur “një operacion sulmues në shkallë të gjerë kundër qendrave ushtarake dhe instalimeve ushtarake pakistaneze përgjatë Vijës Durand”, një kufi i paqëndrueshëm që përshkon territoret tradicionale fisnore të pashtunëve dhe baluçëve.

Ministria e Mbrojtjes e talibanëve pretendoi se 55 pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit ishin vrarë, ndërsa dy baza dhe 19 poste ishin marrë nën kontroll përtej kufirit nga forcat e saj.

Trupat e Islamabadit u kundërpërgjigjën, thanë zyrtarët pakistanezë, ndërsa Zaidi deklaroi se gjithsej 133 pjesëtarë talibanë afganë janë “konfirmuar të vrarë” dhe mbi 200 të tjerë janë plagosur.

“Vlerësohet se ka edhe shumë viktima të tjera nga sulmet ndaj objektivave ushtarake në Kabul, Paktia dhe Kandahar”, shtoi ai.

Këto pretendime të të dyja palëve nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, megjithatë një banor lokal i Kabulit i tha Radios Mashaal të REL-it se një “shpërthim i madh” tronditi qytetin.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha se forcat e shtetit të tij janë të gatshme të “mbrojnë sigurinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit”.

“Ushtria pakistaneze është e vendosur të mos lejojë që paqja dhe siguria e vendit të komprometohen në asnjë rrethanë”, shkroi ai në X.

Vala më e fundit e sulmeve erdhi pasi sulmet ajrore pakistaneze, katër ditë më parë, vranë të paktën 18 persona në provincat Nangarhar dhe Paktika të Afganistanit.

Pakistani tha se i kreu ato sulme ndaj shtatë caqeve militante brenda Afganistanit si një “përgjigje hakmarrëse” ndaj sulmeve të fundit vetëvrasëse, të cilat tha se ishin kryer nga ekstremistë me bazë në Afganistan. Pakistani pretendoi se nga këto sulme u vranë 80 militantë.

Strukturat e sigurisë afgane të drejtuara nga talibanët e mohuan këtë pretendim, duke e cilësuar si “të rremë”, teksa zyrtarë qeveritarë thanë gjithashtu se po përgatisnin “një përgjigje të përshtatshme dhe të kalkuluar”.

Afganistani i mohon akuzat e Pakistanit se po strehon talibanët pakistanezë, që janë një degë e talibanëve afganë që duket se operojnë në mënyrë të ndarë.

Tensionet kanë qenë të larta mes dy shteteve që kur Pakistani kreu sulme ajrore ndaj Kabulit në tetor të vitit 2025, dhe më pas kreu sulme shtesë në territorin afgan.

Dhjetëra ushtarë nga të dyja palët u vranë në përleshje me artileri dhe shkëmbime të rënda zjarri vitin e kaluar, para se të arrihej një armëpushim, që u ndërmjetësua nga Katari.

Megjithatë, disa runde bisedimesh të ndërmjetësuara nga Katari dhe Turqia, që kishin për synim uljen e tensioneve përgjatë kufirit, kanë dështuar të sjellin një përparim afatgjatë./REL/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
lufte Pakistani Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën e veçantë

më shumë...

Bujaka fiton sfidën, Blerina dhe Henri në televotim “kokë më kokë”

më shumë...

Kush janë 3 fermerët më pak të votuar nga publiku, që do përballen në sfidë me njëri-tjetrin

më shumë...

“Aktor i dobët”, Iliri përplaset me Indrin: Bëri sikur qau kur doli Vanesa

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:31

Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit,...

11:50

Bujaka fiton sfidën, Blerina dhe Henri në...

11:17

Kush janë 3 fermerët më pak të...

11:07

“Aktor i dobët”, Iliri përplaset me Indrin:...

10:42

Qepa kundër rrudhave, a funksionon vërtet kjo...

10:37

“Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po...

10:15

Presidenti Trump “pezullon” planin: Nuk do ta...

10:02

Publiku mund të “hyjë” në fermë, risia...

9:48

“Nuk më intereson nëse merr apo jo...

9:23

Pezeshkian: Dialogu nuk do të thotë dorëzim

9:19

1 bilion shikime në Instagram, Ferma VIP...

9:14

Kuçovë/ 45-vjeçari i merr armën e shërbimit...

9:04

Misteri rreth vdekjes së instruktorit që shoqëronte...

9:00

Surpriza dhe emocione të forta! Nis Ferma...

8:53

Irani i dërgon propozime të reja SHBA-ve,...

8:35

Trafiku i anijeve cisternë në Hormuz rikthehet...

8:28

Trump paralajmëron: Nuk jam i hapur për...

8:27

Kroacia përfshin Modric në listë për Kupën...

7:50

24-vjeçarja ushtarake humb jetën pas rënies nga...

7:48

Starmer: Dëshiroj të jem në këtë detyrë...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • “Shenja që merr ofertën e rëndësishme”, Horoskop...
  • Tragjike në Greqi/ 46-vjeçari shqiptari humb jetën në kantie...
  • Shembet fasada e pallatit në Durrës, zë poshtë automjetin e...
  • Plagosja me armë e policit në Tiranë, shënjestër ishte fqinj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.