Mazhoranca i ka berë disa ndryshime draftit për median online, i njohur ndryshe si paketa anti shpifje, por dyshimet se ato mund të cënojne lirinë e shprehjes, janë ende të forta.

 

Socialistet pretendojne se amendamentet synojnë të frenojnë lajmet e rreme dhe dukuri të tjera negative. Ndërsa gazetarët thonë se kuadri ligjor ekziston dhe se procesi mund të realizohet përmes vetërregullimit.

 

Për të dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë draft në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus, në një intervistë me Roland Zilin ka qenë sekretari për mediat në Partinë Socialiste Alfred Peza.

 

Në fjalën e tij nga Vizion Plus Peza është shprehur se ajo që diskutohet sot nuk është një ligj i ri por thjesht amendament rregullues mbi nenin 97 të ligjit të hartuar në 2013 për mediat.

 

Gjithahstu ai është shpehur se edhe në 2008 u bë shumë zhurmë por nuk ndodhi asgjë pasi e gjithë frika u sfomua më pas u bë ligji në 2013 dhe tashmë kemi një realitet të ri dhe një kuadër të ri rregullator për mediat elektronike online

 

 

Zoti Peza, komuniteti i gazetarëve, por jo vetëm, ka kundërshtuar në unison draftet e shumicës për mediat online. A rrezikon të cënohet liria e gazetarëve me ndryshimet e bëra?

Drafti është ky besoj se del për herë të parë në mendia është drafti që  ka kaluar në komisionin e ligjeve dhe është duke u diskutuar nen për nen edhe në komisionin e medias për tu diskutuar dhe për të bërë ndonjë rregullim. Ajo që dua të them është se ka një keqkuptim shumë të madh me atë çfare po diskutohet. Nuk kemi të bëjmë me ligj dhe paketë të re por rregullim mbi ligjin ekzistues eshte ligji 97, 2013, për mediat audiovizive në Shqipëri  dhe në këtë ligj dhe jo vetëm mediave ekzistuese që janë radio e televizionet me ose pa pages, ku i bashkohet edhe një realitet i ri mediatik në Shqipëri që ka të bëjë me publikimet mediatike online ose ndryshe që ne i përmbledhim tek portalet. Në vitin 2008 kur dolën për herë të parë Radio dhe Televizioni në vendin tonë u bë një ligj për rregullimin e veprimtarisë së tyre pasi nuk ekzistonte ligji dhe çdo gjë e re që del ato fillojnë që të funksionojnë, dhe në montin që ajo është bërë realitet ajo do një kuadër rregullator. Edhe në 2008 u bë shumë zhurmë por nuk ndodhi asgjë pasi e gjithë frika u sfomua më pas u bë ligji në 2013 dhe tashmë kemi një realitet të ri dhe një kuadër të ri rregullator për mediat elektronike online.

 

Si e konsideroni faktin se OSBE, BE, Këshilli i Europës dhe UNDP kërkuan rishqyrtimin e drafteve, pasi ato nuk janë në përputhje me standardet e lirisë së shprehjes?

Prej një viti është ngritur një komision i posaçëm që po merret me rregullimet e kësaj pakete janë bërë të paktën 6 tryeza takimesh me OSBE-në, janë bërë dy takime me BE dhe dhjetëra tryeza diskutimesh me të gjithë përfaqësisë të shoqatave të medias dhe të shoqërive të të drejtave të njeriut e kështu me radhë dhe pikërisht në këtë sfond dua të konfirmoj atë që kryeministro ka thënë sor se janë adresuar të gjitha pikë për pikë rekomandimet dhe shqetësimet e OSBE-ODIHR në lidhje me këtë çështje. Ka 3 shqetësime thelbësore si. E para ka të bëjë me faktin nëse AMA e dublon ose nuk e dublon gjykatën, e dyta ka të bëjë me gjobat që janë të larta dhe e treta ka të bëjë me mbylljen ose jo të portaleve dhe si do të bëhet nga pikëpamja proceduriale nëse do të shkelen tre pika të ligjit që kanë të bëjnë me; Pornografinë për fëmijë, me terrorimin dhe me sigurinë kombëtare. Të tre këto elementë ekzistojnë dhe jan ëtë rregulluara me ligje penale në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, pra nuk ka gjë të re në këtë pikë, nuk besoj se është kundur çdokush që një portal mund të bëjë lajme pornografike për fëmijë apo për torrizmin jemi dakord.

 

Kush mund ta ndajë kufirin mes kritikës dhe lajmit të rremë apo shpifjes? Gazetarët mund të përballen me ankesat e kësaj natyre?

Është e vërtetë dhe unë me instiktin e gazetarit pyetja e parë që bëj është e njëjta që bëjmë të gjithë. Ka një këshill Ankesash pranë Autoritetit të Mediave Shqiptare, AMSH, dhe nga ana tjetër nuk merret këshilli i ankesave me përmbajtjen e teksteve që do të publikohen por vetëm me procedurën. Nëse ti ke një ankesë si qytetarë se një portal i caktuar ka bërë për ju një shpifje ju ka cënuar privatësinë etj, atëherë ju keni të drejtë që të ankoheni. Atje nuk merret parasysh përmbajtja për të dhënë drejtësi por merret parasysh që personi që ankohet ti jepet ose jo e drejta e ankimimit, pra plotëson kriteret juridike për të qenë i ankimuar dhe ankimimi bëhet në gjykatë dhe në të gjithë rastet është ajo që e thotë fjalën e fundit.

 

A do të vendosë gjoba këshilli i ankesave apo jo?

Gjobat janë edhe sot edhe Vizion Plus, Klan, Top Channel, Tring e të gjithë me radhë nëse kanë shkelur ligjin, AMA në të gjithë veprimtarinë e saj dhe gjatë gjithë funksionimit të tyre i ka vënë ose jo gjobë. Edhe në këtë rast është e njëjta gjë. Por diskutimi nuk ka qenë duhet apo jo vënë gjoba, e para është për masën e gjobës që është e  lartë dhe unë ju garantoj se masat e gjobës janë gati 50 % më të ulëta se ato që kanë qenë në draftin fillestar edhe për radio televizionet, tani janë të barabarta. Diskutimi është se nëse ti merr gjobën dhe shkon e bën ankesën tek AMA a e mbyll dot, apo ndërkohë që gjoba është në fuqi ti duhet ta paguash gjobën fillimisht dhe pastaj çfarë të vendosë gjykata. Në momentin që vendoset gjoba do ta paguash automatikisht direkt siç bëjnë sot radio dhe televizionet, siç bëjnë shoqëritë tregtare apo ti do të presësh që të paguash gjobën vetëm pasi të merret vendimi i formës së prerë. Kjo është çështja që po diskutohet në komisionin e medias, sepse edhe shoqatat e mediave kanë kërkuar që të mos të paguhet gjoba që në momentin e parë por që të lihet pas vendimit të gjykatës. E dyta ka të bëjë me momentin e mbylljes pra a duhet të mbyllet dhe pastaj të pritet vendimi për ta rihapur ose jo apo do të qëndrojë i hapur. Këto janë dy pikat më të nxehta që po diskutohen dhe dua të them se ka një predispozitë maksimale, një vullnet politik maksimal që të mos ketë dhe të përputhen të gjithë kërkesat racionale të të gjithë grupeve të interesit të gazetarëve dhe të OSBE-së dhe të BE-së në këtë rast për të qenë i përputhur kuadri rregullator i ri me kërkesat dhe standartet ndërkombëtare.

 

Përse nevojitej një ligj i tillë në Shqipëri, pasi nga të dhënat që kemi në Bashkimin Evropian nuk ka një ligj të kësaj natyre që rregullojnë veprimtarinë e medias online.

 

Ka tre shtete të paktën, në vitin 2018 është ligji Macron në Francë ku sipas asaj çfarë përcaktoi edhe parlamenti përcaktohen në masën më të madhe edhe specifikat, pjesa e shpifjes dhe adresimi i problematikave që kanë të bëjnë me abuzimin dhe lirinë dhe të drejtën për të qenë ti personi që lançon apo publikon informacione online. Është ligji gjerman me iniciativen e vetë kancelares që është dhe ligji më i egër dhe ka edhe ligje të tjera në vende të tjera të BE. Ashtu sikurndër për çështjen e shpifjes  në 28 vende të BE janë tre kategori shtetesh që i kanë të caktuara. Njera e përcakton si proces penal, tjetra vetëm si ndjekje administrative dhe tjetra si ndjekje civile. Janë të ndryshme por një gjë e kanë të përbashkët. Që në një realitet të ri funksional ekzistues ku ka shqetësim besoj të gjithë jemi dakord se ka shqetësim, atëherë si rregullohet vetëm me ligj. OSBE ju garantojmë se do të jetë violinë e parë në këtë proces dhe të mos harrojmë se Bash jo më larg se disa muajsh kishte bërë një listë të mediave armike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *