Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shprehet se kryeministri Edi Rama mashtroi publikun për programin për arsimin, duke shtuar se për tetë vjet la në baltë mësuesit dhe nuk i rriti pagat e tyre.

E gjithë Shqipëria, deklaroi Vokshi, është në vendnumëro për shkak të dështimeve të Edi Ramës.

“Edi Rama sot bëri një autogol në tentativën për të mashtruar publikun për programin tonë të arsimit. Në të vërtetë, tregoi se për 8 vjet, që nga 2013-2021, ai i la në baltë mësuesit dhe nuk i rriti pagat e tyre. Janë 8 vjet dështime në arsim. 34 mijë mësues dhe familjet e tyre janë në vendnumëro me Edi Ramën. Nuk ishte kështu më qeverinë e Partisë Demokratike. Ne i rritëm pagat mbi 2 herë. Shpërblimi në fund të vitit ishte 100 mijë lekë. Ndërsa Edi Rama, i mashtroi dhe i braktisi. Për 8 vjet i ka rritur pagat e mësuesve diku tek 30 euro, shpërblimi i fundvitit është harruar, ndërsa prej një viti u vjedh mësuesve edhe orët shtesë të pandemisë. Mësuesit janë të lënë në baltë nga qeveria e Edi Ramës. Janë të tallur, të fyer, të stërmunduar dhe të keqpaguar. Këta ishin 8 vitet më të këqinj për arsimin, për nxënësit, për prindërit dhe për të gjithë vendin.

Ajo garanton se nëse PD vjen në pushtet, pagat e mësuesve do të jenë jo më pak se 700 euro.

“Janë 8 vjet në vendnumëro.  E gjithë Shqipëria është në vendnumëro për shkak të dështimeve të Edi Ramës.  Shqipëria nuk e ka luksin të rrijë edhe 4 vjet të tjera vend numëro me Ramën. Ka ardhur koha për ndryshim, sepse ata që e lanë në baltë Shqipërinë, nuk mund ta çojnë drejt suksesit. Në qeverinë e Lulzim Bashës do të garantojmë që paga e mësuesve të jetë të paktën 700 Euro. Duke investuar për arsimin, ne kemi investuar për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e tyre të sigurtë. Më 25 prill, Edi Rama do të humbasë dhe do të fitojë Shqipëria!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *