Rreth 813 persona janë gjobitur gjatë 24 orëve të fundit, pasi shkelën masat anti-Covid.

U kapën pa maskë mbrojtëse 705 qytetarë, ndërsa, 98  të tjerë u konstatuan duke udhëtuar me mjete private me persona të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Po ashtu, gjatë kontrolleve, u ndëshkua edhe një 1 lokal që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë.

Sakaq, gjobë morën edhe 9 persona që u kapën duke lëvizur pas orës 20:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *