Një nga qytetet që ka patur problemet më të mëdha me ndërprerjet e energjisë elektrike ka qenë Tirane, për shkak të ngarkesës së madhe në rrjet por edhe amortizimit të tij. Kompania e shpërndarjes së energjisë ka bërë një investim në vlerën e 7 milion dollarëve përgjatë gjithë boshtit Unazë e Madhe-Ish Fusha e Aviacionit – Laprakë, duke rinovuar nënstacionin 40 vjeçar që furnizon këta banorë. Për Tiranën këtë vit do të investohen 12 milion dollarë, dhe punimet pritet të përfundojnë në harkun kohor të 3 muajve.