Prezenca e OSBE në Shqipëri kërkoi zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit, pas kalimit në Parlament. Për ta bërë realitet këtë, OSBE u shpreh e gatshme të ndihmojë në çdo rast.

“Mirëpresim miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, sot, në Kuvendin e Shqipërisë, në përputhje me marrëveshjen që palët arritën më 5 qershor dhe mbështetur në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Si me çdo reformë tjetër, zbatimi është kyç. Ne mbetemi të gatshëm t’i ndihmojmë autoritetet shqiptare në këtë rrugë, si edhe për zhvillimin e hapave të tjerë të reformës. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të vijojnë dialogun për reforma të mëtejshme.”

Më herët reaguan edhe ambasadorët e SHBA-BE, të cilët thanë se kjo marrëveshje e çon Shqipërinë një hap më pranë Bashkimit Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *