Paketa antishpifje pritet të miratohet të mërkurën në Parlament. Projektligji ka ndezur shumë diskutim në lidhje me faktin nëse censurohet apo jo fjala e lirë.

 

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe përfaqësuesi i zyrës së medias në OSBE Harlem Desire. Ai shkruan në Tëitter se ka bashkëpunaur me qeverinë për hartimin e ligjit me qëllim për ta sjellë atë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.

 

“Ne kemi punuar me kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e Shqipërisë deri në minutën e fundit për të përmirësuar projektligjet për median, dhe për t’i sjellë ato në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së.”

“Shumë përmirësime janë bërë në versionin e fundit të botuar sot në krahasim me projektligjet e mëparshme. Detyrimet e regjistrimit janë eliminuar, masa mbrojtëse të përgjithshme lidhur me standardet ndërkombëtare janë prezantuar (neni 4); janë prezantuar kufij të rreptë për marrjen e përmbajtjes.”

 

Sipas Desire rregullimi I së drejtës është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike me qëllim shmangien e keqperdorimeve. Ai njofton se do të vijojë puna për artimin e një instruymenti nënligjor me qëllim evitimi I gjobave joproporcionale.

 

“Rregullimi i së drejtës së përgjigjes është përshtatur me nevojat e botimeve elektronike dhe është kufizuar për të shmangur keqpërdorimet (neni 53/1); atribuimi i ri i AKEP është eleminuar.”

“Puna do të vazhdojë për të ulur nivelin e gjobave, dhe për miratimin e një instrumenti nënligjor të ardhshëm, në mënyrë që të garantohet se nuk mund të vendosen gjobitje jo proporcionale për ofruesit e shërbimeve elektronike të publikimit.”

“Zyra ime do të monitorojë nga afër zbatimin e ligjit i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave. AMA duhet të zbatojë ligjin në një mënyrë vërtet të pavarur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *