Një kameriere është pushuar nga puna pasi menaxheri e gjeti lakuriq në dhomën e Orlando Bloom pas një nate pasioni me aktorin e famshëm.

 

 

Sipas “The Sun” 21-vjeçarja, Viviane Ross iu bashkua yllit 40-vjeçar të “Pirati i Karaibeve” në suitën e tij me 5 yje, në Londër.

 

 

Por ajo është gjetur ditën tjetër nga menaxheri i hotelit pasi Orlando ishte larguar dhe është pushuar nga puna për shqetësim të klientëve, sipas një miku të ngushtë të saj.

 

 

Burimi në fjalë i ka thënë gazetës prestigjioze, se Viviane nuk ishte penduar aspak për “natën e jashtëzakonshme të seksit” me aktorin.

 

 

Ajo ka shtuar se kishte kaluar një kohë të mrekullueshme dhe se trupi i tij ishte në super formë, duke e përshkruar si një dashnor perfekt.

 

 

Viviane, e cila ka shkuar në Britaninë e Madhe, 2 muaj më parë nga Rumania për të luajtur një rol në një film, e kishte takuar Orlandon ndërkohë që i kishte shërbyer pijen natën e së premtes.

 

 

Pas kësaj ata kanë përfunduar në shtrat në një natë pasioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *