Subscribe

Protesta ishte akti i fundit politik i opozitës për këtë vit e duket se do te jete aksioni i pare i saj ne fillim te vitit 2018. Organizimi i protestave ka marre mbështetjen e te gjithë partive ne opozite, por ne raport me idenë e djegies se mandateve aleatet janë rreshtuar kundër.

 

“Djegia e mandateve duhet pare ne koston qe ka opozita ne përfaqësimin e saj ne institucionin e vetëm siç është Kuvendi ku opozita ka interesin për ti dhënë vlere e padyshim Rama për ta kthyer ne një anti-vlere”.

 

“Një deputet për te qene ushtar i mire duhet ti ketë te gjitha armët; shqytën, shigjetën, shpatën. Pse do i heqim shpatën një partie politike, grupit parlamentar mundësinë për te bere lufte përditë”.

 

Përtej mundësisë se djegies se mandateve, Basha ka bere publik dy skenarë te tjerë; marrëdhënie te kushtëzuar me parlamentin ose bojkot pa afat. Por me fillimin e parlamentit ne janar do te ngrihet Këshilli i Larte i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor procese ne te cilat sipas Mediut opozita duhet te marre pjese.

 

“Opozita ka qene pjese e reformës ne drejtësi, opozita duhet te kërkojë respektimin ne ekstrem te Kushtetutës dhe ligjeve qe kane te bëjnë me këto procese shume te rëndësishme dhe padyshim qe duhet te jete pjese për te arritur qe te mos kemi deformime te cilat janë te vështira për tu korrigjuar”.

 

Ne reagimin e opozitës kundër zgjedhjes se prokurorit te përkohshëm ra ne sy protagonizmi i LSI, por për aleatet tradicionale te PD bashkëpunimi me partine e drejtuar nga kryemadhi duhet te kufizohet vetëm tek përpjekja për rrëzimin e qeverise.

 

“Ne kemi detyra te tjera, ringritjen e se djathtës, te shtetit shqiptar, luftën kundër korrupsionit; ndërkohë qe këtu LSI nuk i përmbush kushtet sepse duke qene e majte nuk besoj se ka ndonjë dëshirë te madhe për te sjelle te djathtën ne pushtet, duke qene deri dje ne qeveri ka disa mangësi ne luftën kundër korrupsionit”.

 

Ne 18 dhjetor te gjitha partitë opozitare vendosen te nisin protestat ne janar kundër qeverise, por marrëdhënia me parlamentin ende mbetet e papërcaktuar e vendimi pritet te merret ne prag te fillimit te sesionit te ri ne 15 janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *