Te hënën kolegji i posaçëm i apelimit do te marre vendimin e pare 8 muaj pas ngritjes se tij. Operacioni ndërkombëtar i monitorimit i ka kërkuar kolegjit te apelimit te nise procedim disiplinor ndaj komisionerit publik Heral Saraçi.

 

Seanca do te zhvillohet mesditën e 5 marsit dhe komisioni disiplinor përbëhet nga Sokol Çomo, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari. Ne vendimin e publikuar ne faqen e kolegjit nuk bëhen publike arsyet pse vëzhguesit ndërkombëtare kane kërkuar procedim disiplinor për Heral Saraçin. Heral Saraçi është një prej dy komisionerëve publike qe janë zgjedhur ne baze te ligjit te Vettingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *