Kancelari gjerman Olaf Scholz mban epërsinë e zymtë të liderit më jopopullor në Perëndim, raporton New York Times, duke cituar një sondazh nga kompania  amerikane e inteligjencës së biznesit Morning Consult.

Në renditjen e jopopullaritetit të krerëve të shteteve dhe qeverive perëndimore, pas Solz-it vjen presidenti francez, Emmanuel Macron .

Macron, i cili po kryen mandatin e tij të dytë dhe të fundit presidencial, shkaktoi  zemërimin e bashkëqytetarëve të tij duke rritur moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç.

Në të njëjtën kohë, siç komenton shtypi gjerman, fakti që kancelari gjerman nuk është i pëlqyer nga bashkëqytetarët e tij nuk është diçka e re. Që nga dhjetori 2023 , një studim nga transmetuesi shtetëror gjerman ARD Deutschlandtrend tregoi se vetëm 20% e qytetarëve e miratuan punën e Olaf Solz.

Në sondazhin e kompanisë “Morning Consult”, shkalla e jopopullaritetit të kancelarit gjerman shkoi në 73% dhe partnerit të tij në aksin franko-gjerman, Emmanuel Macron në 71%.

Bazuar në të dhënat e mbledhura nga redaktorët e New York Times midis 26 shkurtit dhe 6 marsit, ka liderë të tjerë në Perëndim, puna e të cilëve është jopopullore.

Vendin e tretë në listën e jopopullaritetit e zënë presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol dhe kryeministri japonez, Fumio Kishida me një përqindje prej 70%.

Më pas është kryeministri konservator i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak me një përqindje prej 66% dhe me një ndryshim homologu i tij kanadez, Justin Trudeau me 59% ./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *