Raporti i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se mbi 10,000 fëmijë, janë vrarë ose plagosur në konfliktet e armatosura të vitit të kaluar, ndërsa të tjerë janë përdhunuar e detyruar të shërbejnë si ushtarë, ose janë marrë peng nga shkollat dhe spitalet.

 

Raporti vjetor “Fëmijët dhe Konflikti i Armatosur”, ndër të tjera raporton se në vitin 2017 janë raportuar mbi 21,000 shkelje të të drejtave të fëmijëve, ç’ka nënkupton një rritje të ndjeshme nga ai i një viti më parë, ku janë raportuar rreth 15,500 raste të tilla.

 

Në rritjen e numrit të fëmijëve të dhunuar kanë ndikuar edhe krizat e zhvilluara në Republikën e Afrikës Qendrore, në Republikën Demokratike të Kongos, në Mianmar, në Sudanin e Jugut dhe në Jemen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *