Kombet e Bashkuara bëjnë thirrje se kequshqyerja e fëmijëve në Gaza është kthyer në një problem alarmant.

Sipas OKB, fëmijët nën moshën pesë vjeç, gratë shtatzëna dhe foshnjet ushqehen me gji në Gaza, po përballen me kequshqyerje që mund të rezultojë fatale.

Buletini i fundit nga  Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raporton se kequshqyerja akute u ndesh në 9.6% të 3,500 fëmijëve të moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç në Gaza, një rritje medymbëdhjetëfish para 7 tetorit.

Në Gazën veriore, kishte një normë akute të kequshqyerjes 16.2% midis fëmijëve, që është mbi pragun kritik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë prej 15%.

Të paktën 75% e popullsisë prej 2.3 milionë banorësh të Gazës janë të zhvendosur dhe përballen me mungesë akute të ushqimit, ujit, strehimit dhe ilaçeve.

Përshkallëzimi i mëtejshëm i armiqësive në qytetin e Khan Younis vazhdon të shtyjë mijëra njerëz më në jug drejt Rafah, ku shumica jetojnë në struktura të improvizuara, tenda ose në qiell të hapur./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *