Subscribe

Oferta turistike shqiptare është përmirësuar shumë, veçanërisht në dy vitet e fundit, falë edhe investimeve strategjike që kanë ndryshuar imazhin e Shqipërisë.

 

Investitorë të huaj zgjedhin vendin tonë për të zbatuar projekte elitare, mes të cilëve edhe brandi prestigjioz spanjoll “Melia”, i cili falë bashkëpunimit me “Concord Investment”, po sjell në “San Pietro Resort” në Gjirin e Lalzit shërbimin e hoteleve me 5 yje.

 

JORDI SANCHIS

MELIA INTERNATIONAL HOTEL

 

“Gjithcka bëhet nën kriterin e qëndrueshmërisë. Qëndrueshmëria nuk është modë, por do të jetë pjesë e të ardhmes tonë. Melia vitin e shkuar u përcaktua si kompania më e qëndrueshme në botë dhe kjo është një shtysë. Prania jonë në vend është 9 hotele që janë të projektuara, disa janë të hapura. Në fund të ditës, kjo është e ardhmja e 7 viteve punë këtu. Jemi të lumtur, të kënaqur me investimet tona në vend.”

 

Mohamed Alabbar, i cili do të investojë në Durrës 2 miliardë euro për të ndërtuar Portin Turistik, e sheh Shqipërinë me potencial për të shfrytëzuar dhe për të transformuar vendin.

 

MOHAMED ALABBAR

INVESTITOR, PORTI I DURRESIT

 

“Kur pash Shqipërinë, thash ky është çelësi. Gjeta një mjedis njerëzish qe çonin përpara vendin e tyre. Shqipëria ëdhtë një goxha shans i mirë. Pata edhe një partner vullnetmirë në terren. Teksa qëmtoj shifrat dhe mbledh të dhënat, mund t’ju them cfarë zhvillimi ka Shqipëria çdo vit. Njerëzit flasin historia kështu-ashtu. Çdo vend ka historinë e tij të shëmtuar, por le ta marrim më shtruar. Në zonën ku do të zbatojmë projektin tonë, vlera e pasurisë së patundshme është rritur vërtet shumë. Të gjithë kanë perceptimin që Shqipëria është e pasigurt. Kam 4 vite që endem rrugëve të Tiranës dhe Përmetit, nuk shoh gjë tjeter veç fytyrave të buzëqeshura. Lini pas historitë e shkuara.”

Për ministren Belinda Balluku, që ishte pjesë e panelit të organizuar për investimet strategjike gjatë Forumit Ndërkombëtar të Turizmit, investitorët e huaj zgjedhin Shqipërinë për hir të transparencës dhe barazisë që ofron në garë.

 

 

 

BELINDA BALLUKU

MINISTRE E INFRASTRUKTURES DHE ENERGJISE

 

“Pse duhet të vijnë në Shqipëri investitorët e huaj? Sepse kjo qeveri ka punuar shumë duke plotësuar kërkesat e tyre. Një nga kërkesat që mora prej investitorëve të huaj kur mora detyrën e ministres ishte transparenca, rregullat e drejta të garës dhe puna e shpejtë. Ne po përpiqemi te jemi sa më transparentë të mundemi. Kjo paketë ka ndryshuar perceptimin për Shqipërinë. Ndryshimi ka mbërritur duke parë shifrat. Shifrat flasin qartë dhe tani po bëjmë punë qe të bëjmë Shqipërinë vendin më të rëndësishëm për turizmin.”

 

Për të thithur edhe më shumë investime të huaja në të ardhmen, qeveria premton më tepër projekte infrastrukturore për të krijuar ndërlidhje dhe për të garantuar zhvillim të mëtejshëm turistik.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *