Subscribe

 

Fenomeni i shitblerjes së votës dhe presionet ndaj votuesve, të reflektuara edhe në raportin e ODIHR, konsiderohen si momentet që duhet të merren në konsideratë të veçantë nga Komisioni Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Kreu i misionit të OSBE-së Borchardt dhe ai i vëzhguesve të ODIHR, vunë gishtin tek problematikat e evidentuara.

 

 Bernd Borchardt: Komisioni duhet të trajtojë me përparësi problematikën e kahershme të shitblerjes së votës. Aludimet e përhapura për shitblerje votash kanë dëmtuar  besimin e publikut dhe partitë politike duhet të bëjnë përpjekje serioze për ta trajtuar këtë çështje. Njëri nga rekomandimet ka të bëjë me nevojën për të hetuar krimet zgjedhore. Jemi duke I kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të shkeljeve zgjedhore të denoncuara në Prokurori dhe presim me padurim për rezultate konkrete.

 

Peter Tejler: Në reformën zgjedhore duhet gjithëpërfshirje dhe transparencë, duhen shqyrtuar faktet se përse mbërritëm në këtë pikë. Është në detyrën e politikës shqiptare të marrë përsipër të shqyrtojë rekomandimet e ofruara. Duhen adresuar çështje që lidhen me forcimin e kapaciteteve në komisionet zgjedhore. Në këtë proces duhet të jeni realist.

 

Kreu i KQZ-së Klement Zguri, tha se politika duhet të tregojë vullnet, të krijojë siguri e të japë garanci për zgjedhje.

 

Klement Zguri: Raporti i OSBE/ODIHR-it flet për qarkullim të parave të dyshimta në fushatën zgjedhore, flet për intimidimin e zgjedhësve dhe shit-blerje të votës, për përdorim të burimeve të administratës publike dhe politizimin e administratës zgjedhore. Të gjitha këto nuk duhet të pranohen më as si thashetheme, jo më si ngjarje, si fakte apo si shqetësime.

 

Ndërkohë që Oerd Bolykbashi, përsëriti qëndrimin e tjetërsim të votës së qytetarëve më 25 qershor, përmes parave dhe presionit politik.

 

Në konferencën që trajtoi reformën elektorale, edhe pse i ftuar, mungoi bashkëkryetari socialist Bledi Çuçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *