Sapo kryeministri Edi Rama mbylli fjalën e tij të gjatë në Asamblenë e PS, erdhi kundërpërgjigja e presidentit Ilir Meta. Në rrjetet sociale, kreu i shtetit i bëri thirrje Ramës të reflektojë.
“O shoku thirri mendjes! Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!” Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT! 🇦🇱”
Në fjalimin e tij, Rama kishte rezervuar një seri akuzash për kreun e shtetit. Midis të tjerash, ai tha se presidenti po bën fushatë nëpër skuta kundër qeverisë.