Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë takimit të tij me mbështetësit në Rrëshen, u ndal te vizita e presidentit turk, Rexhep Tajiip Erdogan në Shqipëri, ku shprehu kundërshtinë e tij për termin vëllazëri që u përdor gjatë vizitës.

 

“Vëllezër janë katolikët e Mirditës, ortodoksët e Korçës, janë ata të cilët kanë gjak shqiptari sepse kështu ka qenë gjithnjë për shqiptarët. Unë isha fëmijë, babai im praktikant mysliman por në familje bëheshin të gjitha festat. E pyesja unë: pse festojmë babë? Sepse janë tanët më thoshte. Rama një herë thotë se është lider katolik, një herë ortodoks, ndërsa herën e fundit tha ‘kush të tha që nuk jam lider mysliman’. Ai ta ndërrojë sa herë të dojë fenë, por ne vëllazërinë e kemi brenda kombit, të tjerët i kemi miq”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *