Të gjithë dëgjuam pak ditë më parë disa nga këngët e reja të mbretit të muzikës botërore, Michael Jackson. Kjo ishte shumë pak për të mbaruar me kaq.

 

 

 

 

Më 29 shtator do të publikohet albumi “Scream”, i cili do të ketë këngë të regjistruara nga Jackson para vdekjes, por që nuk janë publikuar kurrë. Ky lajm është bërë i ditur përmes rrjeteve sociale të cilat menaxhohen në emër të artistit.

 

 

 

 

“Scream” gjithashtu është dhe një duet i tij me të motrën, Janet Jackson, e cila do të shërbejë edhe si titull i albumit të nëntë të Michael.

 

 

 

 

 

 

“Epic Records” mban të drejtat ekskluzive të muzikës së Michael Jackson dhe më parë ka publikuar edhe albumet “Michael” në 2010-n dhe “Xscape” në 2014-n.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *