Situata ne piken e kalimit kufitar te Kapshtices u normalizua gjate oreve te pasdites. Shtimi i sporteleve nga autoritetet greke beri qe te eleminohet fluksi.

Por gjate paradites autoritetet doganore u perballen me radhen qe shkoi ne disa  kilometra.

Mijëra qytetare priten me ore ne temperaturat e larta duke vuajtur edhe mungesën e ushqimit e të ujit.

Radhët janë krijuar per shkak të detyrimit per te bëre tamponin dhe faktit se qytetarët duan të kalojnë para 16 gushtit, për t’i shpëtuar karantinës, që do të vendoset me detyrim pas kësaj date. Emigrantet thane se izolimi për një javë do t’i rrezikonte atyre vendin e punës.

Pati edhe nga ata qe u kthyen per te evituar pritjen e gjate ne dogane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *