Policia e Shtetit ka publikuar fotot dhe emrat e tre personave të radhës të cilët janë shumë të kërkuar si të dënuar në mungese për vepra të rënda penale.

Njeri prej tyre është i dënuari me burg përjetë Sokrat Ruda. Në datën 8 qershor 1995, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, ai ka vrarë me armë zjarri për motive të dobëta xhelozie shtetasin Z. D.

I dyti shtetas shumë I kërkuar është i dënuari me burg përjetë Jani Alia. Në datën 1 maj 2016, në një lokal në Tiranë, shtetasi Jani Alia ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Ç.

Në kërkim si I dënuar përjetë është edhe Artur Kuliçi. Në datën 6 mars 2013, në një lokal nate në Tiranë, shtetasi Artur Kuliçi, pas një konflikti me disa persona të tjerë, ka qëlluar me armë zjarri duke rrezikuar jetën e disa personave dhe si pasojë ka mbetur e vrarë me armë zjarri shtetasja S. T.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *