Subscribe

Banorët e njësisë administrative numër 14 në Tiranë tashmë kanë një zyrë të re për të marrë shërbimet, më pranë banesave të tyre.

 

Qytetarët e zonës së Astirit, Unazës së Madhe dhe Kasharit nuk ka nevojë të shkojnë deri në kombinat  për të marrë një certifikatë, vërtetim apo çdo shërbim që ofrohet kjo e premte nga njësia.

 

Veliaj cilësoi këtë si një premtim të mbajtur për banorët e Njësisë 14. Nga kjo zyrë do të marrin shërbimet rreth 70 mijë banorë

 

 

“Pas shumë vitesh kemi një njësi administrative, pra një lagje e re të Tiranës, ashtu siç ndodhi te Liqeni i Thatë, Kodra e Diellit dhe në zonën e Freskut. Me këto tre lagje të reja, lajmi i mirë është që zyrat janë edhe më të mira: Do të thotë, ruajmë standardet e fundit kur vjen puna te pritja për publikun, te shërbimi për qytetarin, te aksesi për njerëzit që mund të kenë aftësi ndryshe. Besoj se është muzikë për veshët e çdo banori të kësaj lagjeje. Deri dje ishte një komunitet jo i dyzuar, ‘i trezuar’, një pjesë shkonte në Kombinat për shërbime, një pjesë tjetër në Kashar, një pjesë tjetër te ’21 Dhjetori’. Sot s’ka më nevojë”.

 

 

Ai ftoi banorët të tregohen bashkëpunues për të mirën e tyre dhe të transferojnë pa asnjë pagesë gjendjen civile të tyre në njësinë e re. “Pa pagesë, pa taksë, mjafton vetëm të vetëdeklarohesh banor i kësaj lagjeje, Nëse vjen nga Berati apo nga Kukësi dhe nëse vjen nga njësia 7 apo nga njësia 6, transferohesh njësoj, automatikisht, në këtë njësi, pa pagesë. Kemi nevojë ta dimë nëse këtu banojnë 7 mijë vetë, aq sa kemi në regjistër, apo 70 mijë, sa janë realisht këtu. Në momentin që qytetarët na ndihmojnë, duke u regjistruar, ne u përgjigjemi menjëherë”, u shpreh kryebashkiaku.

 

 

Duke u ndalur tek fluksi i ditëve të fundit që janë rezgjitruar për marrjen e kartave të identitet kryebashkiaku u shpreh se nisur nga java e ardhshme, njësitë administrative do të shtojnë mjediset për aplikimet.

 

 

“Zyra e Aleat-it do të jetë këtu për këtë njësi, për kartat e identitetit dhe pasaportat, pa pasur nevojë të që qytetarët të shtyhen në radhë në njësitë e tjera. Sigurisht, për Aleati-in që emeton kartat e identitetit edhe pasaportat, do të shtojmë ambientet edhe në njësitë e vjetra. Ndaj vlen si njoftim për të gjithë qytetarët”, tha Veliaj.

 

 

Veliaj dha lajmin e mirë se e gjithë kjo zonë shumë shpejt do të përfitojë një sërë investimesh të rëndësishme që lidhen me infrastrukturën arsimore, urbane, edhe në ujësjellës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *