Subscribe

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa dhe ka vënë në pranga dy persona.

Gjatë operacionit “Matt”, janë sekuestruar 2 automjete tipe “Jaguar” dhe “Mini Cooper” dhe 6 celularë.

Në pranga ranë shtetasit Th. B., 50 vjeç, banues në fshatin Shënvasi, Sarandë dhe F. D., 31 vjeç, banues në Konispol.

Në automjetin tip “Jaguar” që drejtonte 50-vjeçari, në urën e Kardhiqit, u gjetën 2 thasë me rreth 15.8 kilogramë cannabis sativa.

Nga hetimet paraprake dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim trafikimin.

Gjithashtu, u kap shtetasi F. D. që lëvizte me një automjet tip “Mini Cooper”, me të cilin monitoronte rrugën ku kalonte automjeti me lëndën narkotike, me qëllim shmangien e shërbimeve të Policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *