Subscribe

Protesta e Partisë Demokratike ishte e mbushur me një sere simbolikash, qe nga shkrimet ne makinat qe udhëtonin drejt Tiranës te cilat i drejtoheshin kryeministrit dhe ministrit te brendshëm.

 

Vetëm pak minuta përpara protestës, ne Sheshin Skenderbej u shfaq një statuje e drejtësisë me portretin e Edi Rames, një mesazh për kapjen politike te drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

 

Statujën e Drejtësisë e mbanin disa te rinj te maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për te treguar se Drejtësia është vene ne shërbim te trafikut te drogës, krimit te organizuar dhe qeverise se lidhur me të.

 

Ndërsa përpara Ministrisë se Brendshme, te rinj demokrat, prezantuan atë qe u cilësua prej tyre si harta e familjeve politiko-mafioze.

 

Ne te njëjtën kohe, përpara Kryeministrisë një i ri ishte vendosur ne rolin e kryeministrit Rama. I ulur ne një tavoline ai improvizonte intervista ne një panair  pune për postin e ministrit te brendshëm duke kërkuar dike qe te kishte vëllain trafikant.

 

Mes turmës veç pankartave e parullave, ranë në sy edhe militantë që tundnin flamuj amerikane , gjermanë dhe të Bashkimit Europian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *