Subscribe

Komuniteti i biznesit është i shqetësuar lidhur me efektet që do të japë projektligji për ekspertin fiskal, nëse ai do të gjejë zbatim.

 

Një sërë shoqatash i kanë dërguar letër ankese kreut të Komisionit të Ekonomisë, Ministrisë së Financave, drejtësisë si dhe komisionit të ligjeve, duke kërkuar pezullimin e tij.

 

Ligji në thelb sipas biznesit parashikon krijimin e një monopoli ose më sakte, dhënien e këtij shërbimi me koncesion, duke nxjerrë jashtë tregut shume ekonomistë që ofrojnë shërbime financiare prej vitesh.

 

Projektligji i jep kontroll mbi profesionin e këshilltarit tatimor dhe autoritet te plote një OJF te vetme te quajtur Institut i Eksperteve Fiskal. Roli i kësaj organizate sipas këtij projektligji tejkalon kompetencat e çdo lloj organizate profesionale duke i dhëne te drejta ekskluzive mbi anëtarësimin e plote te profesionisteve, hartimin e provimeve te pranimit dhe programeve te kualifikimit, si dhe investigim dhe monitorim te disiplinës profesionale. Këto te drejta se bashku nuk i ka as bordi i mbikëqyrjes publike.

 

Por nismëtari i projektligjit deputeti I LSI Gjovalin Kadeli thotë se qëllimi i kësaj nisme është rregullimi i këtij tregu, si dhe certifikimi i ekspertëve që ofrojnë shërbime financiare.

 

Drafti pritet të nisë diskutimet në dy komisionet parlamentare tek Ekonomia dhe si dhe komisioni i Ligjeve. Në letrat drejtuar krerëve  të komisioneve,  biznesi kërkon që të dëgjohen argument tyre, para se të marrin vendim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *